BDI redukton aktivitetet partiake! Frikohet nga koronavirusi, apo nga bojkoti prej shqiptarëve?!

BDI ka njoftuar sot se ka reduktuar aktivitetet partiake me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në masë më të gjerë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani përmes një konference për media ftoi edhe partitë e tjera të ndjekin një hap të tillë dhe siç tha ai të tregohen të përgjegjshëm para interesit të shëndetit publik.
Por në të njëjtën kohë, ministri për arsim dhe zëvendës ministri për shëndetësi, nga pres qendra e partisë kanë folur për masat e ministrive përkatëse për menaxhim me korona virusin.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve përse ministrat flasin në foltoren partiake, Osmani tha se konferenca është thirrur për të njoftuar rreth vendimeve të partisë ndërsa dy zyrtarët janë në cilësinë e sekretariateve të BDI-së. Por dy funksionarët që në paraqitjet e tyre të para nuk folën për aktivitete partiake, por kryesisht kumtuan vendimet e Qeverisë dhe ministrive që drejtojnë ata.
Poashtu këto masa të BDI-së për momentin duken të panevojshme, duke pasur parasysh se ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi që nuk ka rast të ri të koronavirusit. Sipas tij janë testuar të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me gruan e sëmurë nga Shkupi e cila është kthyer nga Italia dhe te asnjëri prej këtyre personave nuk është konstatuar ky virus.
Njëkohësisht qeveria e Italisë po shqyrton mundësinë për të lejuar që ndeshja derbi mes Juventusit dhe Interit të luhet me publik. Nëse Italia që për momentin është çerdhe e koronavirtusit në Evropë, nuk ka frikë të lejojë një ndeshje ku do të prezantojnë së paku 50 mijë tifozë, atëherë masat e BDI-së në këtë moment duken edhe më absurde.