Tchouameni: Më pëlqen edhe Real Madridi edhe Liverpooli

Aurelien Tchouameni vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Monaco.

Mesfushori francez thuhet të ketë pranuar oferta nga Real Madrid dhe Liverpool, por në garë është edhe PSG.

Së fundmi, lojtari ka bërë të ditur se gëzon një simpati për të dyja Liverpool dhe Real Madrid.

“Më pëlqen edhe Real Madrid edhe Liverpooli”, ka thënë Tchouameni, transmeton lajmi.net.

“Mund të shoh ndeshje spanjolle dhe angleze. Është ndryshe të luash në Spanjë, ndryshe në Angli, por në fund, për mua, është vetëm çështje adaptimi”, shtoi francezi.

Tchouameni është një nga mesfushorët më të kërkuar në tregun evropian të futbollit. Skuadrat janë gati të paguajnë deri në 80 milionë euro për të.