Tayna vë në pah figurën trupore në një pozë joshëse me bikini

Reperja e njohur shqiptare, Tayna përveç angazhimeve të shumta muzikore, ajo është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale.

Tayna gjithmonë ka treguar linjat e saj joshëse me postimet e saj, e nuk ka hezituar ta bëjë këtë edhe kësaj here.

Para pak orësh këngëtarja bëri një postim në InstaStory, ku shfaqet tejet seksi, brenda në një pishinë.

Bukuroshja pozoi në bikini të gjelbra dypjesëshe të cilat nuk mbulojnë shumë e që shfaqin linjat perfekte të këngëtares.

Tayna duket që po kalon kohë për veten, pasi ka qenë shumë aktive me muzikë.

Këngëtarja së fundi ishte pjesë e një projekti të producentit shqiptar Rzon, së bashku me tre reperë të tjerë, Salim Montarin, Il Ghost, dhe Marinin.