Tayna thotë se e ‘parandjeu’ koronavirusin për këtë arsye

Gjatë këtyre ditëve, qytetarët janë pajisur me mjete mbrojtëse, në mënyrë që të mos infektohen me koronavirus.

Një numër i madh i fotografive të personave me maska kanë qarkulluar në rrjete sociale, mes tyre edhe ato të të famshmëve.

Por, kur jemi tek të famshmit, shumë prej tyre kanë dalë më parë me paska në fotosesione e videoklipe.

Ndër ta është edhe reperja Tayna, e cila ka rispostuar fotografi me maskë dhe thotë se ishte puna e intuitës.

“Intuita e kto”, është mbishkrimi që ajo ia la fotografisë së realizuar kohë më parë.