Pas Hazirit, vetizolohet edhe këngëtari Xeni

Xeni ka konfirmuar për Magazina.al, se ka disa ditë që është vetizoluar dhe po qëndron në shtëpi.

“Po unë jam izoluar pasi kam qenë në atë ditëlindje, nuk kam ndonjë shqëtësim shëndetësor kam bërë kontrolla tek mjeku dhe jam mirë, më kanë kontaktuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Po qëndroijë brenda me familjen time”, ka thënë Xeni.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, është vetizoluar edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po ashtu ishte në këtë aheng.