Blero kundër propozimit të presidentit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme

Blero Muharremi me anë të një postimi në Instagram, tha se krejt ajo që duhet gjatë kësaj kohe është pastërtia.

Ky reagim i Bleros vjen pasi mbrëmë presidenti Hashim Thaçi kërkoi që të shpallej gjendje e jashtëzakonshme në vend.

Ai madje falënderoi Qeverinë që nuk po bën panik, por po e menaxhon situatën në mënyrën e duhur.

“Faleminderit Qeveri që nuk po bën panik!!! Krejt kjo panik eshte absurde e pa nevojshme!! e sidomos gjendja emergjente alloooo ku jeni nis more?! Nc nc. Thjesht kujdesi dhe pastertia KAQ ju duhet!!!”, ka shkruar Blero.

Për ndryshe, deri tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 19.