Tayna premton se do vijë më ndryshe në projektet e radhës

Tayna edhe pse ka pak kohë që debutoi në tregun muzikor, ajo tashmë numëron disa hite në repertor.

Teksa vazhdon të mbajë vazhdimisht mbrëmje muzikore dhe të shijojë suksesin e këngëve, reperja nuk e ndal punën rreth projekteve të reja.

Tayna ka njoftuar se ka finalizuar disa projekte muzikore, por se nuk e di ende se cillin ta publikojë së shpejti.

Po ashtu, ajo njoftoi se gjatë këtij viti do të sjell shumë surpriza, ndërsa premton se do të vijë më ndryshe.

“Jam shumë e emocionuar për këtë vit dhe surprizat që kanë me ardh. Mezi po pres t’i ndajë bashkë me juve edhe me ndje energjinë bashkë. Gjithçka do jetë më ndryshe si zakonisht, po besoj që do ju pëlqejnë”, ka shkruar ajo.

“Edhe ti” mban titullin kënga e fundit e Taynës, të cilën e solli në bashkëpunim me Mozzikun.