Publikohen disa sekuenca nga kënga e re e Loredanës

Loredana Zefi ditë më parë ka njoftuar fansat e saj që së shpejti publikon këngën e re.

Projekti i saj mban titullin “Angst”, ndërsa publikohet sonte (e enjte) në 23:59, ndërsa e sjell të shoqëruar edhe me videoklip.

Reperja ka publikuar një video të shkurtër, ku shkëputi disa sekuenca të këngës së re.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Loredana, e cila deri tani ka shijuar suksesin e këngës “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju.

Po ashtu, ajo gjatë kësaj kohe është përfolur për një lidhje të mundshme me reperin Zuna.