Tayna dhuron shumën e koncertit në Zvicër për Fondin e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Kësaj ftese tashmë i janë bashkuar shumë ndërmarrës dhe artistë të njohur në vend, të cilët kanë filluar të jepen donacionet e para për të forcuar sigurinë shtetërore.

Në mesin e tyre edhe reperja e njohur, Tayna ka treguar se shumën nga koncerti i radhës do ta dhurojë për të Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vet ajo në një postim në Instagram, duke bërë të ditur se me pesë mars do të mbajë një koncert në diasporë, dhe parat e grumbulluara do t’i dhuroi për të forcuar sigurinë shtetërore.

“Ushtria e Kosovës edhe unë e duam shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars i bie me ditën kur filloi me ardh era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj të këndoj bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tone. Ushtria ime”, ka shkruar Tayna në postim.