Mozzik për fondin e FSK-së: Përveç të hollave, jam në gjendje të jap jetën për Kosovë!

Edhe Mozzik është shprehur pro kontributit për fondin e Sigurisë së Kosovës.

Reperi nga Ferizaj nuk ka hezituar të tregojë gatishmërinë e tij për ta ndihmuar fondin e FSK-së, shkruan lajmi.net.

Me anë të një statusi në facebook ai ka treguar se përveç të hollave e jep edhe jetën për Kosovë.

Statusi i plotë:

“As që nuk diskutohet kontributi i asnjërit për Fondin e Sigurisë së Kosovës të gjithë sa mundemi

Pos të hollave që do i dhuroj , jam në gjendje dhe pa menduar fare unë personalisht jap edhe jetën në dispozicion për Kosovën e dashur ! #NëseKris #LetKris #Taman

Zoti i bekoftë mergimtarët !!!! Zoti bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Mozzik./Lajmi.net/