Tayna dhe Flori bëhen bashkë për një duet

Një super-projekt do të publikohet së shpejti.

Rep-artistja Tayna, është aktualisht ndër emrat më të dëgjuar të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ajo numëron edhe disa projekte bashkë me emrat më të njohur të estradës, ndërsa një bashkëpunim i ri po vjen së shpejti.

Tayna kësaj radhe ka bashkuar forcat me Flori Mumajesin, ndërsa dueti pritet të lansohet së shpejti.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, i cili nuk preferoi të japë më shumë detaje.

Ditët e fundit, Tayna ka sjellë vazhdimisht fotografi nga prapaskenat e një videoklipi, e që fansat mendojnë të jenë pikërisht nga dueti me Florin.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dy artistët e njohur.