Tayna akuzohet për kopjim, reperi i njohur ia kërkon 100 mijë dollarë

Reperi i njohur, Stylo G, ka akuzuar Taynën për kopjim.

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, teksa ka bërë krahasimin e tekstit të tij me atë të reperes nga Kosova, që quhet “Valle”.

Kur dëgjoni të dyja këngët, përveç se kanë ngjashmëri në tinguj, kanë një pjesë të tekstit njësoj.

Tayna ka kënduar të njëjtat fjalë të reperit në këngën e saj “Valle” në bashkëpunim me Lumi B.

Reperi ka etiketuar artisten poshtë videos duke ia kërkuar 100 mijë dollarë, njofton Klankosova