Taulant Xhaka sjell portretin e bukur nga pushimet me partneren

Pas një viti të ngjeshur me punë, Taulant Xhaka zgjodhi ditët e fundit të dhjetorit për pushime.

Ai dhe partnerja e tij Arbnora kanë zgjedhur Dubain si destinacion për pushime dhe po shijojnë në maksimuim qëndrimin në atë vend.

Futbollisti së fundi publikoi një fotografi, teksa shihet në plazh i ulur pranë gruas duke ia mbajtur barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë se çifti presin që gjatë vitit 2020 ta marrin epitetin prind për herë të parë.