Sport Tatum dhe Brown të pandalshëm, Celtics triumfojnë ndaj Clippers

Tatum dhe Brown të pandalshëm, Celtics triumfojnë ndaj Clippers

Boston Celtics ka vazhduar me fitore në NBA, teksa ka mposhtur para adhuruesve të vet Los Angeles Clippers.

Ka qenë një ndeshje shumë e barabartë me dy skuadrat që patën epërsinë, por në fund ishin vendasit që triumfuan me gjashtë pikë diferencë 116:110.

Jayson Tatum dhe Jaylen Brown kanë qenë të pandalshëm në këtë ndeshje ku së bashku realizuan 58 pikë, nga 29 të dy.

Tatum e mbylli ndeshjen me 29 pikë, 11 kërcime e një asistim, derisa Brown shtoi 29 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

Me pikë dyshifrore ndeshjen e mbyllën edhe Marcus Smart me 17 pikë, Derrick White me 15 dhe qendra Williams që shtoi 12 pikë të tjera.

Kawhi Leonard me 26 pikë dhe Paul George me 24 të tjera ishin më efikasit te Clippers, por që nuk mjaftuan në fund për të marrë fitore.

Boston vazhdon të kryesoj në Konferencën e Lindjes me bilanc 26-10, derisa Clippers janë në vendin e katërt në Perëndim me bilanc 21-16 në të mirë të fitoreve.