Tateshi: Pandemia rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit (Video)

Bektim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Tateshi thotë se viti 2021 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Shtoi se pandemia me Covid-19 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar.

Reagimi i plotë i ASH-së

Bota vitin 2021 e mbylli me rreth 30 milionë raste aktive me virusin korona, 5.5 milionë të vdekur, 254 milionë të shëruar dhe me 9 miliardë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 apo 58.3% e popullatës. Vlen të theksohet se vetëm 8.5% e popullatës në shtetet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë, gjë që ka minuar barazinë dhe ka krijuar kushte ideale për shfaqjen e variantit omikron.

Për sa kohë që pabarazia vazhdon, ekziston një rrezik më i madh i paraqitjes të mutacioneve që nuk do mund të kontrollohen e as të parandalohen, pra nëse nuk e ndalojmë pabarazinë, nuk do të mundemi ta ndalojmë as pandeminë. Viti 2021 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira edhe për banorët e Maqedonisë së Veriut. Pandemia me virusin korona SARS-CoV2 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar, me të gjitha pasojat e mundshme.

Sipas të dhënave statistikore, deri më datën 31 dhjetor 2021, në Maqedoni janë regjistruar rreth 225 mijë të sëmurë nga COVID-19, 8000 të vdekur dhe diku rreth 5300 raste aktive, ndërsa të vaksinuar janë vetëm 39% e popullatës me një dozë dhe vetëm 1.38% me të dy dozat. Të gjitha këto të dhëna e rreshtuan Maqedoninë e Veriut në grupin e shteteve më të rrezikuara në nivel botëror edhe atë në vendin e pestë në Evropë dhe në vendin e gjashtë në botë për numrin e të vdekurve në një milion banorë.

Element pozitiv i vitit 2021 në shëndetësi janë punëtorët shëndetësor të cilët treguan angazhim profesional dhe sakrificë maksimale.
Аndaj, e shfrytëzoj rastin që në emrin e Aleancës për Shqiptarët t’ju falenderohemi dhe t’ju përgëzojmë për gjithçka që keni bërë. Ju jeni heronjtë e dekadës!

Shkaqet: keqmenaxhimi i pandemisë, infrastruktura e vjetruar dhe politikat katastrofale kadrovike.

Propozimzgjidhje për vitin 2022:

-Monitorim i situatës epidemiologjike dhe evitim i futjes të shtetit në valën e pestë;
-Kampanjë për vaksinimin e popullatës duke angazhuar ekspertë të fushës, përfaqësues të shoqatave antivaksere dhe përfaqësues të bashkësive fetare dhe
-Formimin e qendrave postcovid.
Ju faleminderit!