Tashmë zyrtarisht Gabriel Jesus lojtari më i ri i Arsenalit

Gabriel Jesus është lojtari më i ri i Arsenal.

Tashmë edhe zyrtarisht Gabriel Jesus do të vesh fanellën e Topçinjëve’ nga sezoni i ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e Arsenalit.

Shuma që ekipi londinez ka paguar Manchester Cityt për Jesus është 45 milionë funte.

25 vjeçari do të bartë fanellën me numër nëntë tek Arsenali./Lajmi.net/