Militao do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin

Eder Militao do të vazhdojë edhe më gjatë në ‘Santiago Bernabeu’.

Militao ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa klubi dëshiron të vazhdojë edhe më gjatë me brazilianin.

‘Los Blancos’ janë të kënaqur me formën e qendërmbrojtësit, andaj ai pritet të qëndrojë edhe më tej në ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas ‘Gianluca Di Marzio’, Militao do të vazhdojë kontratën me Real Madridin deri në vitin 2028, përcjell lajmi.net.

24 vjeçari u transferua nga Porto te ‘Mbretërit’ në vitin 2019, për 50 milionë euro.