Taravari u takua me ekspertin belg Vanhoutte

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti sot ish ndërmjetësuesin e BE- së për zgjidhjen e krizës politike në
Maqedoninë e Veriut, Peter Vanhoutte i cili vite më parë kontribuoi në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës.

“Në takimin, në një bisedë konstruktive me ekspertin belg Vanhoutte, i cili njihet si njohës i shkëlqyer i rrethanave në
Maqedoninë e Veriut, zhvilluam një bisedë konstruktive me ç’rast prekëm tema si: nevojën për zgjedhje të parakohshme
parlamentare, kontesti i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë. Po ashtu identifikuam prioritetet nacionale siç janë zhvillimi
ekonomik, përmirësimi i sistemit të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe gjyqësorit” – theksoi kryetari Arben Taravari.

Në takim u konstatua se klientelizmi është i papranueshëm në një demokraci funksionale, pasi nuk i trajton të gjithë
qytetarët në mënyrë të barabartë, kështu që të gjitha palët duhet të kenë prioritet kryesor ndryshimin e sistemit të klientelizmit.