Taravari: Përderisa BDI është në pushtet, Maqedonia nuk do të ecë përpara

Derisa BDI është në pushtet, Maqedonia nuk do të ecë përpara në asnjë fushë, tha kryetari i Gostivarit Arben Taravari për “Telma”.

“Disi mbyllen sytë para zgjedhjeve, dihet se instrumenti i BDI-së për të fituar zgjedhjet janë bandat dhe kjo është sekret publik”, tha Taravari.

Ai thotë se e njeh ministrin e ri të Shëndetësisë. Është fantastik si person, thotë Taravari, por nuk e di si do t’ia dalë si ministër, megjithatë shton se duhet t’i jepet një shans.