Taravari: Nuk jemi tërhequr nga kauza e heqjes së 20%-it

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar nëpërmjet rrjeteve sociale se ata si parti nuk tërhiqen nga kauza e largimit të definicionit nga Kushtetuta të “20%-it”. Ai shton se Aleanca për Shqiptarët po lufton që prej vitit 2018 për ta larguar këtë definicion dhe nuk kanë asnjë qëllim që të tërhiqen prej kësaj kauze, duke potencuar se shqiptarët nuk janë as përqindje dhe as numra në Maqedoninë e Veriut.

Postimi i plotë i Arben Taravarit në rrjetet sociale:

Këtë periudhë qarkullon nëpër rrjetet sociale një hamendësim se Aleanca për Shqiptarët është tërhequr disi nga kauza e saj për heqjen e 20%-it.

Dua të deklaroj për të evituar çfarëdo lloj keqkuptimi apo supozimi se partia jonë e ka pasur prioritet dhe qëllim këtë ndryshim prej vitit 2018, dhe është krejt absurde të mendohet se kemi ndryshuar mendje!

Ne jemi Aleanca për SHQIPTARËT dhe është paradoksale të heqim dorë nga stigmatizimi i emrit tonë. Shqiptarët nuk janë numra e as përqindje! Do kërkojmë deri në fund dhe me çdo mekanizëm demokratik mbrojtjen e Emrit Tonë!

Ne nuk jemi 20%!

Jemi 100% Shqiptarë!