Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në konferencën e sotme për media numëroi të arriturat e tij gjatë mandatit. Taravari tha se ka bërë shumë për tre vjet, duke potencuar se ka realizuar thuajse 70% të premtive që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Përveç kësaj Taravri tha se kanë realizuar edhe projekte tjera plus të cilat nuk kanë qenë të parapara në program. Kreu i Gostivarit numëroi strehimoret për qent, katër çerdhe të reja, 30 km asfaltim të rrugëve, 20 km ujësjellës, 50 km kanalizimve, renovim të shkollave me rreth 500 mijë eurove etj.
Maqedoni Taravari: Në Gostivar kemi realizuar 70% të projekteve të premtuara