Taravari: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, vija e kuqe e Aleancës për hyrje në Qeveri

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, në emisionin “”Intervistë në Shenja” Arben Taravari i bëri të ditura vijat e kuqe të cilat i kishin vendosur për hyrje në Qeveri.

“Ne kishim një kornizë negociuese, flas për platformën programe tonën. Për programin të cilët duhej të sikronizojmë dhe ta plotësojmë atë që Qeveria që e ka patur. Dhe puna kryesore ishte ajo që është ajo aktuale. Ne e kemi promovuar si paketë të masash prej dikund prej nëntor të vitit 2022 ku e prezantuam para ambasadave më të rëndësishme ne Maqedoni. Por edhe para partive politike parlamentare, por edhe para opinionit. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit dhe së drejtës. Fatmirësisht ky projekt ose ky paket i yni korespondon me programën e ambasadores e SHBA-së por edhe insistimeve të BE-së. /SHENJA/