“Çlirimi i shqiptarëve prej pushtetit të BDI-së do të festohet sikur në vitin 1991 kur u çliruan prej Enver Hoxhës”. Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën LAJM, sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Ai është i bindur se partia e Ali Ahmetit pas zgjedhjeve të 12 prillit do të shkojë në opozitë.
“Edhe të dalim vetë në zgjedhje, unë besoj që ASH-ja bën rezultat shumë të mirë, mund të dalim 1 deputet para BDI-së. Por, me koalicionim me partitë tjera, më 12 prill do të festohet fitorja dhe unë shumë shpesh e them, çlirimi i shqiptarëve prej pushtetit të BDI-së, do të festohet sikur në vitin 1991 kur u çliruan prej Enver Hoxhës”, u shpreh Taravari. Këtë pjesë të intervistës mund ta ndiqni nga minuta 3;15./Gazeta LAJM
Arben Taravari: Koalicioni opozitar brenda 1 jave, BDI-ja do të turpërohet nga rezultatet e zgjedhjeve (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Wednesday, January 8, 2020