Shkresa e re e avokatit Jovica Strashevski i cili sot u dorëzua nëpër media vetëm i konfirmon kërcënime dhe presionet të cilat avokati – palë në procedurë, por tenton t’i bëjë ndaj Gjykatës dhe gjykatësit porotë i cili vendos në procedurë konkrete, ndërsa për të cilat gjykata një kohë të gjatë apelon dhe dje kërkoi reagim përkatës nga organet kompetente, thonë nga Gjykata Themelore Penale Shkup.
“Jokontestues është fakti se gjykatësi – porotë dje kërkoi pranim te kryetari i gjykatës të cilit i është ankuar se është kërcënuar të heq dorë nga lënda konkrete që është dorëzuar dhe deklarata. Pasi është potencuar se gjykata i përdor të gjitha mekanizmat legale ta mbroj integritetin dhe reputacionin e secilit gjykatës dhe gjykatësi – porotë dhe nëse është e nevojshme institucionet munden secilit gjykatës dhe gjykatësi porotë t’u mundësojë sigurim, porota u dakordua të vazhdojë të veprojë deri në shkarkimin eventual nga Këshilli Gjyqësor” thuhet në kumtesën e Gjykatës.
Nga Gjykata thonë se befason fakti që si avokat i cili zyrtarisht është në pushim dhe nuk mund të paraqitet në gjykimet e caktuara, sot sërish vazhdon me thirrjet dhe presione? Si dhe nga e din avokati se çfarë shkresa dorëzohen në gjykatë, prej personave të tjerë, kur të njëjtat dorëzohen vetëm te sektori për pranim?
Strashevski është avokat i ish kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, në lëndën TNT. Mbrojtja e aktakuzave në TNT në të kaluarën i tregoi Këshillit Gjyqësor se mandati i Liljana Ivanovska Koçovska kishte përfunduar në 24 dhjetor 2019 dhe se sipas Ligjit për procedurë penale, nëse vjen në ndonjë ndryshim në përbërjen e këshillit gjyqësor, procesi gjyqësor duhet të filloni nga fillimi. Sidoqoftë, procedura vazhdoi dhe disa seanca u mbajtën pas 24 dhjetorit, ndërsa Këshilli gjyqësor tregoi faktin se nuk është në kompetencë të tyre të vendosnin për përfundimin e mandatit të gjyqtarit porotë dhe se është çështje e Këshillit Gjyqësor.