Taravari: Jam i lumtur që në rrethin e dytë do të kem mbështetjen e popullit turk të Gostivarit

“Jam i lumtur që në raundin e dytë zgjedhor do të kem zyrtarisht mbështetjen e popullit turk të Gostivarit.
Faleminderit!
Të dashur bashkatdhetarë,

Organizatat komunale të Gostivarit pranë Partisë Demokratike të Turqve (dega e PDT-së në Gostivar, Dega e PDT-së në Banjicë të Poshtme, Dega e PDT-së në Banjicë të Epërme dhe dega e PDT-së në Zdunjë), lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune të Gostivarit që do të mbahen më 31 tetor 2021, si rezultat i takimeve dhe shkëmbimeve të mendimeve që i kemi pasur me të gjithë anëtarët tanë në të gjitha vendbanimet, drejtuesit e të gjitha organizatave tona partiake, kanë marrë këtë vendim:

Organizatat komunale të Gostivarit pranë Partisë Demokratike të Turqve (dega e PDT-së në Gostivar, Dega e PDT-së në Banjicë të Poshtme, Dega e PDT-së në Banjicë të Epërme dhe dega e PDT-së në Zdunjë), lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune të Gostivarit që do të mbahen më 31 tetor 2021 si kandidat për kryetar komune do ta mbështesin Arben Taravarin.”

 

 

“Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune të Gostivarit, që do të mbahen më 31 tetor 2021, të dielën, ju lutemi të dilni masivisht dhe të rrethoni numrin 6.
Me respekt,
Organizatat komunale të Gostivarit pranë PDT
Dega e PDT-së në Gostivar
Dega e PDT-së në Banjicë të Poshtme
Dega e PDT-së në Banjicë të Epërme dhe
Dega e PDT-së në Zdunjë”. /TetovaExpres