Taravari i përgjigjet Ahmetit: ASH është parti autonome dhe vendimet i sjell në strukturat e veta

Kreu i Aleancës për Shqiptarë i është përgjigjur deklaratave të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili sot tha se pret nga partnerët shqiptar të koalicionit që gjithashtu të japin dorëheqje nga Qeveria, nëse VMRO-DPMNE voton ndryshimet kushtetuese. Taravari për TV21 tha se ASH është parti autonome dhe vendimet i sjell në strukturat e veta.

“ASH është parti autonome dhe vendimet i sjell në strukturat e veta, duke e respektuar vetëm vullnetin e anëtarësisë dhe qytetarëve”, tha Taravari për TV21.