Taravari i kutjon Grubit lajmin e rremë për datën e negociatave (Video)

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka publikuar në profilin e tij në FB një video të shkurt nga një debat që kishte zhvilluar në vitin 2019 me Artan Grubin e BDI-së. Në video shihet se si Grubi zotohet se vendi do të merr datë për fillimin e negociatave me BE-në në muajin qershor. Por, dy vite pas këtij premtimi, Republika e Maqedonisë së Veriut akoma nuk ka marrë datë për fillimin e negociatave dhe një gjë e tillë nuk dihet kur do të ndodh.
“Unë kam një lajm shumë të mirë për z.Taravari por edhe për ju, nuk e ndaj fare skepticizmin në lidhje me datën për fillim të negociatave në qershor dhe unë e kam bindjen dhe do të takohemi përsëri, që në qershor ne do marrim datën, në mbledhjen e komisionit, për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ishre shprehur në vitin 2019 Artan Grubi i cili atë kohë ishte deputet i BDI-së, gjatë një debati me Arben Taravarin e ASH-së.