Taravari: Ditën e mocionit pushtetit deputetët i ka mbajtur peng në një hotel

Arben Taravari në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se në ditën kur duhej të votohet mocioni i votëbeismit ndaj Qeverisë, disa prej deputetëve u janë marrë telefonat.

“Kanë qenë komplet të vendosur në një vend, pa të drejtë disa edhe telefonat t’i përdorin. Kjo është e vërteta. Dhe, këtë e dinë edhe faktori ndërkombëtar. Në hotel kanë qenë janë izoluar dhe mbajtur peng. Janë mbajtur nën kontroll nën vëzhgim non stop”, tha Taravari.

Taravari shtoi se Kastriot Rexhepi ka qenë ndër të parit i cili me 25 tetor, që pas raundit të parë, tha se ata do t’i përkrahin ku kanë kandidatë.

“Postimi i tij, thotë një ditë sa më parë duhet të formohet shumicë pa BDI-në. Edhe kur është nënshkruar ashtu më tregojnë as që ka diskutu që ka nevojë për mosbesimi të Qeverisë”, deklaroi më tej Taravari. /SHENJA/