Taravari: A është përkthyer raporti gjerman për vrasjen e 14 tetovarëve në spitalin modular?

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetet sociale ka shkruar: “A u përkthy raporti gjerman për vrasjen e 14 tetovarëve në spitalin modular?!”. Taravari kërkon përgjigje mbi raportin gjerman që duhej të konstatonte shkaqet e djegies së kovid-spitalit modular në Tetovë, ku me më 8 shtator të vitit 2021 nga flakët që përfshinë spitalin, jetën humbën 14 pacientë, kurse 12 të tjerë mbetën të lënduar.

Ndryshe, nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë në janar të këtij viti konfirmuan se raporti prej 7 fletëve ishte përkthyer dhe se i njëjti tashmë po shqyrtohej nga prokurorët vendas. Mirëpo, edhe dy muaj pas, ende nuk ka përgjigje zyrtare në lidhje me konstatimet nga i njëjti raport./TV21