Këngëtari i njohur Blero është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij, Eronita, ka sjellë në jetë djalin e tyre, duke shtuar kështu një tjetër anëtar në familjen e lumtur. Lajmi është pritur me gëzim nga familjarët, miqtë dhe ndjekësit e çiftit.
Ardhja në jetë e vogëlushit ka sjellë emocione të veçanta edhe për vajzën e madhe të Bleros, Tarën.
Ajo ka ndarë një mesazh prekës për vëllain e saj të porsalindur, duke shprehur dashurinë dhe lumturinë për zgjerimin e familjes, shkruan “Kosovarja”.
Në urimin e saj, Tara ka shkruar: “Welcome to the world, little bro. You are already loved more than you’ll ever know, and I can’t wait to spend a lifetime protecting you, laughing with you, and watching you grow. I love you endlessly.” Fjalët e saj kanë prekur zemrat e shumë ndjekësve në rrjetet sociale.



