Tangoja e fshehtë LSDM-VMRO, pazaret për Gruevskin, Mijallkovin dhe pjesën tjetër të bandës!

Shkruan: Naser Pajaziti

Përplasja publike mes krerëve të VMRO-së, Hristijan Mickovski dhe Nikolla Gruevski për pazare të pista me pushtetin, po tregojnë qartë se diçka po përgaditet për të falur dhe amnistuar krimin e madh.

Si duket skenari dhe pazari është sipas standardeve të deritanishme: “Po ju falim e amnistojmë për të kaluarën, dhe mos na prekni në të ardhmen”.

E gjithë kjo falë rrugëtimit dhe vlerave për në BE. Kjo i bie që t’i mbyllim gjitha pisllëqet para se me hy në BE!

Populli si gjithmonë spektatorë, por edhe viktimë e drejtësisë, që për ta është kamxhik dhe diçka e pafalshme! Pra, kryekëput gjyqësi e standardeve të dyfishta!

E partitë shqiptare si gjithmonë përsërisin refrenët për hetime ndërkombëtare e përsëritje të rasteve të montuara, por kjo si gjithnjë heshtet me alibitë dhe arsyetimet “shuni” se po ndërhyhet në drejtësi dhe mos prekni aty!

Koketimet dhe tangoja e dyshes do të shkoj aq larg, me një marrëveshje të madhe politike që përfundon me amnisti, zgjedhje, reciklim dhe në fund krejt jemi në rregull. Sikur ajo shprehja e vjetër “edhe ujku i ngopur, por edhe delet tamam”!