Shteti zviceran kohën e fundit është shndërruar në një“fabrikë” të talenteve të rinj. Këtë fat siç duket pritet ta ketë edhe Rron Kryeziu, djaloshi me prejardhje nga Kosova, por i lindur në qytetin e Locarnos në Kantonin e Ticinos.
14- vjeçari hapat e parë i filloi në moshën 5 vjeçare, duke u regjistruar në klubin e futbollit Locarno.
Ai nga fillimi i ka magjepsur trajnerët e tij me fizikun dhe teknikën e treguar me top. Ai katër vite me radhë ka qenë edhe futbollisti më i mirë në ekip dhe loja e treguar e tij në fushë ka ndikuar që të bie në sy të zbuluesve të talenteve të Luganos. Rroni luan si mbrojtës qendror. Ai gjatë kësaj periudhe ka treguar lojëra të shkëlqyera edhe ndaj skuadrave evropiane si: Chelsea, Liverpool, Juventus, Inter, Milan, Atletico Madrid, Valencia, Real Madrid, Roma etjerë.
Skautet e këtyre ekipeve vazhdimisht e kanë kontaktuar, mirëpo Rroni nuk ka dashur nga tani të largohet nga familja, dhe ekipi i Luganos që i dha shumë në ndërtimin e karrierës.
Duhet cekur se familja e tij, e sidomos i ati i Rroni, e mbështetë më së shumti.
14 vjeçari ka thënë se vazhdimisht e përcjell kombëtaren e Kosovës dhe iu gëzohet pamasë rezultatet e mira që po i shënojnë dhe shpreson se një ditë edhe ai do të paraqitet për ekipin e Kosovës.
Sport Talenti Rron Kryeziu kërkohet nga shumë ekipe evropiane