Taksisti sulmoi fizikisht të riun nga Tetova

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 18-vjeçar ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga një taksist.

“Mbrëmë (04-maj), në ora 03 e 15 minuta, 18-vjeçari B.B. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një orë më parë pas kthimit nga Bërvenica në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga taksisti A.M. (34) nga ky fshat. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.