Takohen Afrim Gashi e Ilir Meta, bisedojnë për bashkëpunimin ndërshqiptar

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari Lulzim Aliu, sot ishte në vizitë zyrtare në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, ku u prit nga Presidenti Shqiptar, Ilir Meta.
“Në këtë takim vëllazëror u diskutua për gjendjen e shqiptarëve në rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar si detyrë kombëtare.
Kryetari Gashi e falënderoi Presidentin Meta për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shfaqi gatishmërinë që të ndihmojë në fuqizimin e kësaj fryme.
Edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, e falënderoi Gashin për vizitën dhe u shpreh se komunikimi i këtillë ndërshqiptar dhe ndërshtetëror nuk duhet të mungojë as në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e partisë Alternativa.