Takimi Rama-Kovaçevski/ Hajdari: Propagandë dhe elozhe për ‘Ballkanin e Hapur’ që s’do funksionojë

Analisti Fejzi Hajdari komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv takimin Rama-Kovaçevski në Maqedoninë e Veriut.

Fejzi Hajdari deklaroi se kryeministri Edi Rama vazhdoi paraqitjen e tij të çuditshme për afrimimin e Ballkanit të Hapur.

“Jemi dëshmitarë se Ballkani i Hapur, nuk ofron asgjë. Rama dhe Kovaçevski afirmonin e nuk ngurronin të thurnin elozhe.

Ballkani i Hapur nuk funksionon. Deklaratat e tyre janë optimiste por nuk funksionojnë.”-tha Hajdari.

Analisti deklaroi se për projektet e përbashkëta kanë kaluar disa herë afatet ndërsa shtoi se kanë dalë dhjetëra skandale për vjedhje të parave.

Se kujt i shërbeu ky takim i sotëm mes dy qeverive, Hajdari tha se i shërbeu RMV-së dhe Ramës për propagandë.

Ne nuk mund të shfrytëzojmë korridorin për të ardhur në Tiranë. Takimi i sotëm i shërbeu Maqedonisë së Veriut dhe Edi Ramës për propagandë.”-tha Hajdari.