Studentët e Shkupit në protestë para Kuvendit

Studentët e Shkupit janë revultuar dhe protestojnë para Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për subvencionim të ushimit.

Ata kërkojnë të vazhdohet pagesa për ushqim edhe për studentët që marrin bursa, apsolventët dhe ata studentë dhe studentët familja e të cilëve marrin pagë më shumë se paga minimale.

Sipas shtrenjtimeve të deritashme, siç thonë ata, mjetet për ushqim të subvencionuar nga 120 duhet të rritet në 150 denarë.

Në kërkesat e studentëve po ashtu kërkohet edhe përmirësim të kushteve në konviktet e studentëve.