Varrimi i Kobe Bryant më 24 shkurt në Los Angeles

Ceremonia mortore dhe varrimi i Kobe Bryant, vajzës së tij Xhiana dhe shtatë personave tjerë të cilët humbën jetën në fatkeqësinë me helikopter më 26 janar është caktuar më 24 shkurt në Los Anxhelos.

Siç transmeton CNN, duke u thirrur në burime të afërta me familjen e Bryant, komemoracioni do të mbahet në “Arenën Stejplls” ku ylli i basketbollit plot dy dekada ka luajtur me fanellën e këtij ekipi.

Të njëjtat burime sqarojnë se edhe data është simbolike- 24 numri të cilin Bryant e ka bartur në fanellën në pjesën e dytë të karrierës, derisa Xhiana ka luajtur me numrin 2 në “Mamba Akademinë” ku si trajner është udhëhequr nga babai i saj.