Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani, Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.
Pas takimit, Osmani dhe Donfried do të deklarohen për media.
Ndërsa, takimi i delegacionit të Departamentit të Shtetit me kryeministrin Albin Kurti do të zhvillohet në orën 18:00.
Të hënën gjatë ditës, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar me kryeminsitrin Kurti.
Siç bëhet e ditur, gjatë takimit është diskutuar për situatën politike ne vend e rajon dhe për dialogun Kosovë – Serbi.