Takimi Borrel- 6 liderët e Ballkanit Perëndimor: Borrel: Nuk duhet të lejojmë Rusinë të shfrytëzojë dobësitë tona

Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimt Europian Josep Borrell Fontelles ka ftuar në Bruksel gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor për një darkë pune informale. Ky format është të inicuar fillimisht nga ish përfaqësuesja a lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Catherine Ashton dhe kjo darkë pune zhvillohet në këtë vijueshmëri, por në një kotekst krejt të ndryshëm se ai i mëparëshmi: agresioni rus në Ukrainë. Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel Fontelles do të zhvillojë fillimisht takime bilaterale me secilin nga liderët e Ballkanit dhe më pas, ata do të jenë bashkë në darkën e punës.`

Cfarë synon kjo darkë pune ? Deklarata e Josep Borrell Fontelles para takimit

Qëllimi kryesor është që të përforcohet mesazhi se siguria dhe stabiliteti në Ballkani Perëndimor mbetet një nga prioritetet kryesore për Bashkimin Europian. Kriza në Ukrainë e bën këtë organizatë edhe më të vëmendshme ndaj rajonit, që të evitohet destabiliteti nga ndikimi i agresionit rus dhe dalja jashtë kontrollit e rajonit të Ballkanit. Në deklaratën para takimeve bilaterale, shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrel është shprehur, se do të dëgjojë me vëmendje shqetësimet e secilit lider të Ballkanit Perëndimore lidhur me rrjedhojat që ka agresioni rus në Ukrainë për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Josep Borrell ka rikujtuar, se me agresionin në Ukrainë, Rusia ka cënuar rendin botëror konvecional dhe kjo ka rrjedhoja edhe në Ballkanit Perëndimor. “Diskutimet e sotme do të jenë një rast i mirë për të diskutuar sfidat globale dhe rajonale të luftës së Putin. Dua të diskutoj me partnerët tanë si anëtarë tê ardhshëm të Bashkimit Europian se si mund t’i përballim këto rrjedhoja së bashku. Dua të dëgjoj, se si mund të bashkangjisim përpjekjet tona për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona dhe si duhet të trajtojmë impaktin negativ të luftës së Putinit në nivelin e stabilitetit, energjitik në kontinentin tonë të përbashkët. Ne e dijmë që Rusia shfrytëzon dobêsitë tona dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të punojmë së bashku për të mos lejuar Rusinë që të shfrytëzojë dobësitë tona” është shprehur shefi i diplomacisë europiane. Ai ka ka anonçuar se të hënën gjatë takimit tê ministrave të punëve tê jashtme tê Bashkimit Europian, një pjesë e takimit do t’i përkushtohet situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Për këtë arsye, ne do tê ftojmë ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve tê Ballkanit Perëndirmor t’i bashkangjiten takimit së të hënës” êshtë shprehur Borrel. Shefi i diplomacisë europiane ka bërë thirrje për vendet që nuk janë rreshtuar tërësisht me politikën e jashtme dhe sanksionet e marra nga BE-ja kundër Rusisë që ta bëjnë këtë, duke nënkuptuar Serbinë, por pa përmendur Serbinë. Ai ka pêrçuar njê msazh për liderin e Respublika Serbska lidhur me moscënimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërkohë që është pikërisht Dodik që ka ardhur në takimin e Brukselit dhe ka folur pas ministres së punëve të jashtme tê Kosovës dhe kryeministrit tê Maqedonisë sê Veriut. Ministrja e punëve të jashtme tê Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar, se vjen në Bruksel me synimin për të përshpejtuar integrimin europian tê vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duke u përgjijgur për ABC për pritshmërinë e arritjes së një marrëveshje të premten në kuadër tê dialogut Prishtinë-Beograd, ministrja Gêrvalla është shprehur se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, do të vijë në Bruksel për një marrëveshje (për targat e automjeteve) dhe ky është rezultati që pret Kosova./Erisa Zykaj-tv Klan Bruksel