Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së, Bojan Mariçiq sot u takua me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristijan Timonie.
Në takim u bisedua në shumë tema aktuale, si procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, zbatimi i reformave, por edhe situata aktuale politike dhe puna e Qeverisë kalimtare e obliguar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në muajin prill.
Duke u përqendruar në temat lidhur me zgjedhjet, Zaev theksoi se tani kur opozita ka përfaqësues në Qeveri, është e nevojshme të gjithë të ndërmarrin përgjegjësi jo vetëm për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, por edhe të marrin pjesë në projekte me qëllim që qytetarët në mënyrë më masive ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre zgjedhore.
Zaev gjithashtu theksoi se LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje, se e përfundon përgatitjen e programit zgjedhor të cilin LSDM-ja e shënon së bashku me grupet synuese, me opinionin profesionist, me sindikatat dhe odat ekonomike.
Ambasadori francez Timonie theksoi siguri se BE-ja do të përgatisë metodologji të re e cila do të jetë në dobi të vendeve kandidate për anëtarësim në Union dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me procesin e integrimit., Ambasadori Timonie e përshëndeti avancimin e Maqedonisë së Veriut duke shtuar se ende ka hapësirë për avancim në reformat, ndërsa për këtë duhet edhe sjellje të Ligjit për prokurorinë publike, si dhe përforcim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit të lartë.
Qendra për komunikime me opinionin të LSDM-së