Takim Kovaçevski-Trendafilov: LSDM-ja është në anën e sindikatës!

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot pati një takim me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov dhe me kryesinë e sindikatave. Në takim u bisedua për gjendjen aktuale në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme, me të cilin objekti i LSM-së kaloi në pronësi të shtetit.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se është i vendosur të jetë në anën e punëtorëve, në anën e sindikatave dhe se qëndron në mbrojtje të interesave të tyre.

“Mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, respektimi dhe vlerësimi i punës së tyre është shtyllë e socialdemokracisë. LSDM nuk do të lejojë tërbim urban, as shkatërrimin e lëvizjes sindikale, e cila është baza e proceseve progresive në vend. Askush të mos e imagjinojë se do të jetë ndryshe dhe se do të mund të luajë me bashkimin. Për t’i hequr duart nga SSM, do të ndihmojmë që të gjendet zgjidhja më e mirë dhe nuk do ta lejojmë një gjë të tillë, tha Kovaçevski.