Takim i suksesshëm Zaev-Borisov në Sofje?

Plot optimizëm ka qenë deklarata e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev pas qëndrimit të tij të sotëm në Sofje.
“Besoj që kemi impuls të ri dhe përkrahje të qartë politike për procesin e zgjerimit dhe për zbatimin e negociatave qasëse. Duhet ta kapim këtë rast dhe ta shfrytëzojmë për të mirën e gjithë qytetarëve”, deklaroi Zaev në paraqitjen e tij në Sofje në Samitin për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku nikoqirë të përbashkët sivjet janë Bullgaria dhe Maqedonia.
Për shkak të situatës me paneminë, në Samitin e Sofjes fizikisht marrin pjesë vetëm kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, kurse liderët tjerë rajonal dhe evropianë marin pjesë përmes lidhjes online, transmeton gazeta Lajm.
Në paraqitjen e tij, Zaev theks të veçantë ka vendosur në dinamikën e re në procesin e qasjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, posaçërisht. Edhe pse kjo nuk do të thotë se janë tejkaluar pengesat në raport me Bullgarinë, këto janë tone optimiste që vijnë pas një kohe të konsiderueshme.