Tahiri: PDK dhe LDK ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke, janë trashëgimtarë të UÇK-së

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, ia dinë vlerën thelbësore një marrëveshjeje potencialisht të mundshme me Serbinë, ku do përfshihej njohja reciproke, pasi siç tha ajo, këto dy parti janë trashëgimtare të UÇK-së dhe LDK-së.

Ndërkohë, sa i përket partisë në pushtet, LVV-së dhe kryeministrit Albin Kurti, Tahiri tha se ata nuk ia dinë vlerën, sepse ‘nuk kanë ekzistuar’, në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“PDK dhe LDK ia dinë vlerën thelbësore të marrëveshjes me njohje reciproke sepse janë trashëgimtare te UÇK-së dhe LDK-së që janë realizuesit e pavarësisë së Kosovës, ndërsa VV dhe as Kurti nuk ia dinë vlerën sepse nuk kane ekzistuar ne kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës!”, shkroi Tahiri në Facebook.