Tahiri- Kurtit: Nga bashkimi kombëtar, në vetëmenaxhim të pakicës serbe

Ish-kryenegociatorja në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka komentuar vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë.

Ai përmes një postimi në Facebook kujtoi premtimin e Kurtit se për të ardhur në pushtet thoshte se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë.

”Me ‘bashkimin kombëtar’ për të ardhur në pushtet; me ‘vetëmenaxhimin e pakicës serbe’ për të mbetur në pushtet – A thua si do ta shpjegojë këtë Kurti sot në Tiranë para shqiptarëve”, shkroi Tahiri.