Szunyog kërkon që Kosova t’i kthehet dialogut pas zhvillimeve të fundit në veri

 

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë thirrje që Kosova t’i kthehet dialogut pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai po ashtu bëri thirrje që lart në prioritete të jenë reformat në lidhje me BE-në, transmeton Klankosova.tv.

“Diskutuam me Komitetin për Integrim në BE për progresin e Kosovës drejt BE-së de bëra thirrje Parlamentit që t’i proritiozojë reformat në lidhje me BE-në”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

“Ne po ashtu diskutuam situatën në veri dhe e ripërsërita thirrjen për rikthim në dialog”.

 

Discussed w/ the #EU integration committee 🇽🇰Kosovo’s progress towards the EU and called on the Assembly to prioritise 🇪🇺EU-related reforms. We also discussed the situation in the north and I reiterated the call for return to dialogue. pic.twitter.com/gRJZkAP3Hx

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 8, 2023