Synohet forcimimi i sistemit arsimor

Hapja e sektorit arsimor të ndaj botës i ka dhënë një impuls të ri zhvillimi kësaj fushe

Në Kinë, shumë projekte të mëdha kombëtare mbështeten në teknologjitë kryesore të ofruara nga universitetet, të cilat luajnë rol vendimtar në kërkimin bazë dhe janë burimi i përparimeve të rëndësishme shkencore e teknologjike të vendit.

Në Konferencën Kombëtare të Çmimeve të Shkencës dhe Teknologjisë të vitit 2023, universitetet dhe kolegjet fituan përkatësisht 75.5 % të Çmimeve Shtetërore të Shkencave të Natyrës, 75.6 % të Çmimeve Shtetërore të Shpikjeve Teknologjike dhe 56.5 % të Çmimeve Shtetërore të Përparimit Shkencor e Teknologjik.

Përveç kësaj, Kina bashkëpunon në projekte të mëdha kërkimore shkencore me vende të tjera nëpërmjet krijimit të qendrave të bashkëpunimit shkencor dhe arsimor jashtë vendit për të përballuar sfidat globale.

Për shembull, Qendra e Përbashkët Kërkimore Kinë-Afrikë, e themeluar në vitin 2013, është institucioni i parë gjithëpërfshirës shkencor dhe arsimor i krijuar jashtë vendit nga Kina. Qendra bashkon institucione kërkimore shkencore e mësimore nga 16 vende afrikane dhe Kina për të bashkëpunuar në fusha si kërkimet dhe vlerësimet lidhur me biodiversitetin, burimet ujore dhe monitorimin e mjedisit ekologjik, duke krijuar një rrjet që integron kërkimin shkencor dhe trajnimin e talenteve.
Deri tani studiuesit e kësaj qendre kanë publikuar së bashku më shumë se 600 artikuj shkencorë, kanë mbajtur mbi 30 kurse trajnimi ndërkombëtare e sesione teknike dhe kanë trajnuar më shumë se 300 studentë nga 14 vende afrikane.
Kina gjithashtu ka organizuar konferenca të ndryshme ndërkombëtare, si Konferenca Botërore e Edukimit Digjital, ka krijuar punishte “Luban” në shumë vende dhe ka zgjeruar shkëmbimet ndërmjet të rinjve kinezë dhe të huaj.