Sveçla: I dënoj sulmet ndaj policisë nga grupet kriminale të drejtuara nga Beogradi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupet kriminale të maskuara e të drejtuara nga Beogradi e kanë sulmuar Policinë e Kosovës në Zveçan.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se i dënon ashpër këto sulme.

“Këto akte rrezikojnë jetë dhe synojnë destabilizimin e vendit tonë”.

“Ne qëndrojmë të bashkuar kundër një dhune të tillë. Autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë”, ka thënë Sveçla./Klankosova.tv