Superkupa: Inter – Milan luhet në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

‘Derby della Madonnina’ i ardhshëm do të jetë i vlefshëm për Superkupën e Italisë.

Milan si fituese e Serie A dhe Inter si skuadra fituese e Kupës së Italisë kontestojnë njëra-tjetrën për Superkupën.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se ndeshja për Superkupë do të zhvillohet në Arabinë Saudite, përcjell lajmi.net.

Këtë e konfirmojnë edhe fjalët e shefit të Lega Serie A, Luigi De Siervo, i cili foli për RAI.

“Është një kontratë që kemi zbatuar dhe ky do të jetë viti i fundit”, ka thënë De Siervo.

“Do të jetë në janar dhe edhe një herë produkti ynë eksportohet”, shtoi shefi i Lega Serie A.

Inter fitoi Superkupën në janarin e vitit 2022 duke mposhtur Juventusin 2:1. Të njëjtën gjë synon vitin tjetër, por përballë do të ketë Milanin.