Super-rikthim i çmendur i Argjentinës ndaj Anglisë, Messi me shokë në finale

Ka përfunduar gjysmëfinalja e dytë e Botërorit të vitit 2026, mes Anglisë dhe Argjentinës.

Është Argjentina që do të luajë në finalen e madhe të 19 korrikut ndaj Spanjës.

Argjentina e bëri një rikthim të madh, duke u kthyer nga humbja prej 1-0.

Ishte Anthony Gordon që shënoi në minutën e 55-të për 1-0.

Argjentina pas golit të pranuar e shtoi presionin, dhe u hudh në aksion, për të shënuar golin e barazimit.

Atë e gjeti Enzo Fernandezi në minutën e 85-të të takimit.

Argjentina nuk u zmbraps, dhe vazhdoi sulmet, duke shënuar edhe golin e fitores.

Lionel Messi asistoi dhe e gjeti kokën e Lautaros që shënoi për 2-1 në portën e Jordan Pickfordit.

Me këtë fitore të madhe, Argjentina shkon në finalen e madhe ndaj Spanjës, që luhet të dielen, më 19 korrik.

Anglia do të luajë ndaj Francës, në ndeshjen për vendin e tretë, që luhet të shtunën, më 18 korrik, nga ora 23:00./GazetaExpress/