Sport Super ndeshje janë zhvilluar në NBA, Lakers pësojnë pas vazhdimeve

Super ndeshje janë zhvilluar në NBA, Lakers pësojnë pas vazhdimeve

Ndeshje fantastike janë zhvilluar natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Plot 12 ndeshje kanë qenë në program, ku nuk ka munguar spektakli dhe rezultatet befasuese.

Los Angeles Lakers ka pësuar një tjetër disfatë, kësaj radhe pas vazhdimeve nga Houston Rockets 139:130.

Ka qenë një ndeshje e barabartë ku koha e rregullt pas katër çerekëve përfundoi 120:120.

Fundori i vendasve, Jaleen Green ka qenë fantastik me 32 pikë, tre kërcime e tre asistime, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe dyshja Chritopher dhe Sengun që shtuan nga 21 pikë të tjera.

Russell Westbrook me 30 pikë si dhe LeBron James me ‘Triple Double’ prej 23 pikëve, 14 kërcimeve e 12 asistimeve ishin më efikasit te Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore.